Punonjësit shëndetësor përbëjnë tre përqind të popullatës së përgjithshme të botës, megjithatë nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë, 14 përqind prej tyre janë punonjës shëndetësorë. Këtë konstatim e ka konfirmuar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference për media në Gjenevë.

Tedros Gebreyesus ka lavdëruar punën e palodhshme të punonjësve shëndetësorë në tërë botën, ku nga dëshira e madhe për t’i shpëtuar qytetarët e kanë pësuar me jetë shumë infermierë e mjekë.

“Pandemia na rikujton të gjithëve për punën heroike të punonjësve shëndetësorë, që do ditë luftojnë me pandeminë e COVID-19. Janë vetëm tre përqind në botë, por 14 nga numri i përgjithshëm të infektuarve janë punonjës shëndetësorë”, ka shtuar Tedros