Komuniteti ndërkombëtar do ta fitojë luftën kundër COVID-19 nëse nuk i harron mësimet e vitit 2020, tha sot në një videodeklaratë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Një faktor vendimtar është nëse do të lejojmë mizotërimin e teorive të konspiracionit dhe sulmet kundër shkencës apo nëse do t’i japim fund së bashku krizës”, tha ai.
“Gjatë 2020, informacionet e rreme çuan në vuajtje të panevojshme”, theksoi Ghebreyesus. Ai vlerësoi, gjithashtu, edhe përpjekjet e shumta për të mposhtur pandeminë gjatë këtij viti që po përfundon.