Këtë vit për herë të parë aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar Olta Gixhari i kalon festat e fundvitit si nënë. Prej 4 muajsh, me ardhjen e Amar në jetë, ajo është bërë nënë dhe duket më e lumtur se kurrë. Ditën e sotme Olta i ka shkruar një letër publike babagjyshit, ku ndryshe nga çdo vit tjetër nuk i kërkon asgjë, thjesht e falenderon për të birin. Krahas dy fotove, një të Amar dhe një ku shihet vetë bashkë me të voglin, bukuroshja bjonde shkruan se me këto foto kartolinë do t’i tregojë të gjithë qiejve që është e lumtur dhe se ëndrra e saj u realizua.
I dashur babagjysh! Kete vite nuk do kerkoj asgje,kete vite dua te falenderoj per me te shtrenjtin tim Amar! Thone qe ti vjen permes qiejve me sliten tende magjike,atje larte, thone qe eshte perendia me e bukur e deshirave dhe e endrave! Me kete foto kartolin dua ti tregoj te gjithe qiejve qe une jam e lumtur,endrra ime u realizua. Mam,babi dhe Amar❤️❤️❤️ Faleminderit babagjysh! Gixhari, është bërë më 22 gusht nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë vetë në rrjete sociale.
Olta ka treguar se ka zgjedhur që të voglin e saj ta quaj AMAR, emër që vjen nga hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm’, dhe në arabisht do të thotë Hënë. Gjatë këtyre muajve aktorja ka ndarë shpesh foto me të birin, sigurisht duke ia fshehur portretin pasi është ende i vogël.
Nënë e bir kalojnë gjithë kohën bashkë, dalin për shëtitje, e na qerasin edhe ne me foto të bukura, që ua bën sigurisht babi. Kujtojmë se bukuroshja bjonde i është dedikuar me kohë të plot të birit dhe prej kohësh ndodhet në Spanjë, ku edhe solli në jetë Amar. Ajo u shpërngul gjatë shtatzënisë në shtetin spanjoll së bashku me partnerin për të cilin ende nuk dimë asgjë, pasi ajo ka preferuar ta mbajë larg nga sytë e publikut.