Gjatë rrëfimit ndryshe që bëri mbrëmjen e djeshme për emisionin ‘Opinion’, kryeministri Rama i tregoi moderatorit Blendi Fevziut gjithë koleksionin e dhuratave që ka marrë gjatë detyrës së tij. Por syri i kapi objektin e veçantë; një orë, unazë, butona dhe tespie të mbuluara me diamante.
PJESË NGA BISEDA Edi Rama: Këto janë ora… Blendi Fevziu: Njëra prej tyre mesa shoh e mbushur me diamante. Edi Rama: Kjo është arsye që vijnë të na shp ër th ejnë Kryeministrinë. Blendi Fevziu: Çelësin e mban vetëm ti? Edi Rama: Jo unë nuk kam çelës, kjo është me kod, me kamera, e me të gjitha. Ndryshe nga paraaredhësit e tij, Kryeministri Rama ka vendosur t’i lërë në Kryeministri të gjitha dhuratat që ka marrë gjatë qeverisjes së tij edhe pas largimit nga posti.