Shkencëtarët britanikë dhe rusë po bashkohen për të provuar një kombinim të vaksinave Oxford-AstraZeneca dhe Sputnik V për të parë nëse mbrojtja kundër Covid-19 mund të përmirësohet më shumë. Sipas tyre, përzierja e dy vaksinave të ngjashme mund të çojë në një përgjigje më të mirë imune tek njerëzit. Studimet që do të mbahen në Rusi, do të përfshijnë persona mbi 18 vjeç, megjithëse nuk është e qartë se sa njerëz do të përfshihen. Oxford së fundmi publikoi rezultate që tregojnë se vaksina e tyre ishte e sigurt dhe efektive në provat mbi njerëzit.

Studiuesit ende po mbledhin të dhëna për efektivitetin e vaksinës në grupmoshat më të vjetra ndërsa presin miratimin nga rregullatori shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar.
AstraZeneca tha se po eksploronte kombinime të vaksinave të ndryshme adenovirus, për të zbuluar nëse përzierja e tyre çon në një përgjigje më të mirë imune dhe, për këtë arsye, në një mbrojtje më të madhe.

A janë dy vaksina më të mira se një? James Gallagher, korrespodent i shëndetit dhe shkencës, shpjegon se ka arsye për t’u menduar kjo sepse të dyja vaksinat kanë të njëjtën metodë realizimi. Të dy përdorin viruse të padëmshme për të shpërndarë në trup pjesën e rëndësishme të vaksinës (pak nga kodi gjenetik i koronavirusit).

Rreziku është që trupi të bëhet imun ndaj duke e bërë dozën e dytë më përforcuese.
Ky është një shpjegim pse Oxford kishte rezultate më të mira nga dhënia e dikujt një gjysmë doze e ndjekur nga një e plotë. Kombinime të tjera të vaksinave janë planifikuar gjithashtu me shpresën se afrimi i sfidës nga kënde të ndryshme do të çojë në rezultate më të mira.

“Vaksina e prodhuar në Britani e Oksfordit, e zhvilluar në partneritet me AstraZeneca dhe vaksina ruse Sputnik, e zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya në Moskë, janë të ngjashme sepse ato të dy përmbajnë material gjenetik nga proteina spike e Sars-CoV-2. Ata punojnë ndryshe nga vaksina Pfizer-BioNTech, e cila është aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Bahrein, Arabinë Saudite dhe rekomandohet për aprovim nga ekspertët mjekësorë në SHBA,”shpjegon eksperti. Rusia ishte vendi i parë që regjistroi një vaksinë Covid-19 për përdorim emergjent në gusht, pavarësisht se ishte testuar vetëm në një numër të paktë njerëzish. Ndërkohë tani po ju ofrohet rusëve në masë.

AstraZeneca tha se “po punonte me partnerë të industrisë, qeveri dhe institucione kërkimore në të gjithë botën dhe së shpejti do të fillojë të eksplorojë me Institutin e Kërkimit Gamaleya në Rusi për të kuptuar nëse dy vaksinat me bazë adenovirus mund të kombinohen.