Saimiri dhe njëra nga binjaket, Silvana u takuan në vilën e 33-vjeçarit. Ndryshe nga takimet e para, kësaj here nuk munguan puthjet në buzë e prekjet. Pasi pa takimin e të motrës me Saimirin, Albana bëri veprimin e papritur duke u tërhequr nga spektakli.

“Siç e kemi shprehur që në fillim, une do jem koherente. Ne e kemi thënë që në momentin që do shohim një afrimitet, tjetra do tërhiqet. Unë e kam parë këtë tek motra. Unë shpresoj ta lë në duar të sigurta dhe të përfundojnë bashkë”, është shprehur Albana. Nga gara u larguan edhe dy vajza të tjera, të cilat nuk morën trëndafil, Drita dhe Kejda.