Duket se sponsorizimi i protestave të dhunshme nga LSI po e çon drejt vetëshkatërrimit këtë forcë politike. Sot një tjetër figurë e njohur e LSI Bashkë me anëtarët është larguar drejt PS. Bëhet fjalë për Elez Gjozën i cili ka qenë disa herë administrator i kësaj njësie administrative ndërkohë që është dhe në strukturat drejtuese të LSI.

Kur ka mbetur fare pak kohë gjer në zgjedhjet e 25 prillit, dy njësitë e LSI-së më të forta, 11 dhe 2 janë shpërbërë totalisht. Kujtojmë që Njësia 2 ka pasur rezultatin më të lartë të LSI në Tiranë dhe pas Nj. 11, Farkës, Nj. 3, dhe Vaqarrit është e pesta degë e LSI që shkrihet. Lidershipi i Monika Kryemadhit dhe Brisida Shehajt si dhe përqafimi i eksponentëve kriminalë, ka bërë që mjaft themelues të kësaj force të zhgënjehen dhe të bashkohen me PS.