Singapori ka aprovuar vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorim ndërsa pret që injeksionet e para të shpërndahen deri në fund të dhjetorit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Lee Hsien Loong. Lee është shprehur se dërgesa e parë duhet të mbërrijë në fund të këtij muaji, duke e bërë Singaporin një nga vendet e para që merr vaksinën. Qyteti-shtet pret që të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë deri në tremujorin e tretë të 2021, shtoi kreu i qeverisë.

Vaksinimi do të jetë falas për të gjithë vendasit si dhe ata që kanë qenë rezidentë për një kohë të gjatë. Zyrtarë të tjerë të qeverisë do të jenë ndër përfituesit e hershëm, pas punonjësve të kujdesit shëndetësor, punëtorëve të vijës së parë në luftën kundër Covid, të moshuarve dhe grupmoshat e rrezikuara.

“Unë dhe kolegët e mi, duke përfshirë edhe të moshuarit, do të vaksinohemi më herët. Kjo do t’ju tregojë, veçanërisht të moshuarve si unë, se ne besojmë se vaksinat janë të sigurta,” tha ai në një deklaratë për pediat. Vaksina është miratuar për përdorim edhe në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite dhe Meksikë.