Gjatë një Komunikim me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë për masat për përballimin e pandemisë COVID19 kryeministri Edi Rama ka thënë se:
“Kanë ardhur në Tiranë për të shkëmbyer eksperiencën e tyre. Për të bërë një vlerësim të situatës. Edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm ku besoj se shkon më së miri fjala e Ataturkut që thoshte. Njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është pjesë e organizmit. Mbase asnjëherë më parë kjo shprehje nuk ka gjetur një përputhshmëri kaq të plotë me kohën e pandemisë. Një agresion me të gjithë njerëzimin që ka treguar që kufijtë e jetës tonë nuk kanë asnjë vlerë. Faktikisht ka ardhur te shëndeti dhe fatet tona janë të ndërlidhura. Jemi të vetëdijshëm se asnjë vend pavarësisht fuqisë nuk e fiton dot vetëm. Përkundrazi sa më shumë të komunikojmë, duke shkëmbyer eksperiencat ndaj këtij armiku të padukshëm. Aq më shumë rritet mundësia për fitimin e kësaj lufte. Për të kursyer aq sa mund të kursen, aq jetë. Ne jemi përpjekur që të mësojmë nga të tjerët dhe një nga vendet ku kemi ndjekur dhe kemi pasur mundësinë për komunikim është Turqia. Strategjinë e bëjnë ekspertët jo politikanët.”
“Ekspertët e Turqisë ishin ndër më të përgatiturit. Kishte shumë vende që u gjetën në krizë të jashtëzakonshme. Turqia mori një sër masash, të distacimit social. Edhe para se OBSH ta cilësonte pandemi botërore. Edhe për këtë barrier njerzore deportimi i virusit në Turqi mori më shumë kohë dhe i dha kohë qeverisë për tu përgatitur më mirë. Turqia kishte edhe një plan kombëtar për pandemitë. Kjo e ka veçuar Turqinë dhe disa vende të tjera.”
“Ne ishim ndër vendet e para të përgatitura për pandeminë. Ne besoj që kemi hedhur hapat e duhur por në këtë proces sic ma ha mendja biem dakord që e panjohura është gjithmonë para nesh. Parashikueshmëria sado që është rritur mbetet jo e plotë. Për këtë arsye edhe hapat e vendimarrjet janë fleksibël gjatë gjithë kohës. Nuk vepron vetëm njëra palë por edhe pala tjetër në mënyrë të padukshme. Virusi. Jo plotësisht i parashikuar se si do të shkohet deri në fund. Askush nuk e di tamam se kur e ka fundit. Në valën e parë ishte më pak i prekur në rajon për të gjithë të dhënat që merren. E shfrytëzuam çdo ditë për muajt në vijim dhe për fazat e tjera. Sot ne jemi në kushtet që themi sistemi është i qëndrueshëm. Nevojat për hospitalziim nuk ndeshen në pamundësi. Rrjeti i strukturave ka një hapësirë të konsiderueshme.”