Gjatë 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 11,212 raste të reja pozitive dhe 659 vi k ti ma nga COVID-19. Zë raport me ditën e djeshme numri i infektimeve në vend ka pësuar një rritje, pasi dje janë regjistruar 8.585 raste pozitiveP, ndërkohë edhe numri i vi kt im a ve është më i lartë pasi dje ishin 445.

Numri total i rasteve të infektimeve ka shkuar 2,067,487, ndërkohë që numri i vi kti m av e është 73,029, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Pothuajse 90 mijë punonjës të shëndetësisë janë infektuar me koronavirus dhe 273 mjekë kanë humbur jetën si pasojë e saj që nga fillimi i pandemisë në Itali.

Italia është një ndër shtetet evropiane të cilat janë goditur më së tepërmi nga pandemia.

Qeveria italiane në kuadër të festave të fundvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID me qëllim shmangien e një vale të tretë të pandemisë.

Ndërkohë vaksinimi i qytetarëve në vend ka nisur më datë 27 dhjetor.