Është bërë refren bajat ndër folës të veçantë, në ekranet e televizioneve të Tiranës, ai që përsëritet sa herë që gurët nisin e hidhen mbi institucionet. Protestat e ditëve të fundit pas vr asjes së Klodian Rashës në Laprakë, kanë rikthyer këngën e vjetër e cila nuk kishte si mos këndohej, edhe këtë radhë publikisht. Pa u menduar dy herë, sapo protestuesit e dhunshëm kanë ngritur dorën mbi pronën publike e private, gjëja e parë që vrapuan të artikulonin ishte e njëjta si prej afër dy dekadash: Po rikthehet 1997! Ka qenë Neritan Ceka këtë radhë ai që e ka përsëritur këtë refren, kur në një emision televiziv tha se kjo gjendje nëqoftë se vazhdon, mund të na çojë në ’97-tën sepse këtu mungon opozita. Këta që kanë marrë sot pushtetin, duke eleminuar opozitën e quajtën si lumturi, po aq sa e quajti Berisha në ’96. Kjo është një qasje e gabuar, në çdo pikëpamje, pasi ajo që po ndodh sot nuk ka asnjë lidhje me rrënjë t asaj që çuan tek ngjarjet e vitit 1997.

E para, trazirat e 23 viteve më parë kishin si shkak thelbësor, grabitjen e kursimeve të mbi 95% të qytetarëve shqiptarë nga firmat mashtruese piramidale të cilat lindën, lulëzuan dhe arritën pikun me bekimin e qeverisë dhe garancinë personale të Sali Berishës që atëkohë ishte President fuqiplotë i vendit.

E dyta, qeveria e PD shpërfilli, injoroi dhe sfidoi çdo rekomandim të Fondit Momentar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në lidhje me rrezikun e paevitueshëm të skemave zhvatëse që po lejoheshin.

E treta, qeverisja e PD në vitet 1992-1997, u bazua tek shërbimi sekret i Bashkim Gazidedes dhe policia politike e Agim Shehut, të cilat kanë rekordet më të zeza në historinë e pluralizmit shqiptar në shkeljen masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre themelore.

E katërta, Sali Berisha u çertifikua në këtë kohë nga organizata më e madhe e mediave botërore ndër 10 armiqtë më të mëdhenj të saj, në një listë me diktatorët më famëkeq të fundit të shekullit të 20.

E pesta, më 1996 mazhoranca e Presidentit Sali Berisha, gati e asgjesoi opozitën e atëhershme socialiste, pas arr estimit dhe procesit politik ndaj liderit të saj Fatos Nano. Zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 26 majit u mbytën nga dhuna shtetërore e 2 ditë më pas me 28 maj, opozita u masakrua kur kërkoi të protestonte në Sheshin “Skënderbej”. Pamjet e fiksuara nga mediat ndërkombëtare atë ditë, bënë xhiron e botës. Zgjedhjet lokale të 20 tetorit të atij viti, ishin thjeshtë një farsë.

As protestat për vrasjen e 25 vjeçarit në Laprakë, që mund të quhen “revolucioni i gurëve” dhe as ato të vitit të shkuar që u quajtën “revolucioni i molotovëve” pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës dhe asnjë protestë tjetër e zhvilluar në 23 vitet e fundit nuk kanë asgjë të ngjashme me trazirat antifajde të vitit 1997.
Ndaj çdo paralelizëm e krahasim që tenton ta paraqesë dhu nën e verbër të këtyre ditëve si një përsëritje te atij “viti të mbarpshtë” thjeshtë e ka ose nga padija ose nga dashakeqësia e pastër, për të çuar ujë në mullirin e Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që po i organizojnë ato.