Juventusi po mendon për rikthimin e Paul Pogbasë në merkaton e janarit. Bardhezinjtë duan të arrijnë te mesfushori duke ditur dhe dëshirën e tij për t’u larguar.
Menaxheri Mino Raiola doli hapur dhe deklaroi se kampioni i botës do të largohet nga “Djajtë e kuq”. Juventusi nga krahu tjetër ka nisur ngacmimet te drejtuesit e Manchesterit.
Ata shpresojnë që të huazojnë futbollistin në muajin janar. Mesfushori e njeh kampionatin italian, ndërsa Pirlo dëshiron të punojë sërish me të. Trajneri ka luajtur me Pogbanë gjatë kohës që ishte në Torino.