Ledri Vula dhe Sara Hoxha s’mund të ishin më të lumtur me jetën e tyre prindërore. Ndonëse kanë pak ditë që janë bërë prindër dyshja ndan shumë foto me Poem Blu, madje i kanë hapur të voglës edhe një llogari në Instagram. Gjatë pritjes së ëmbël, prank-u i Sarës dhe kënga “Si baba” na lanë të mendojmë se Ledri do ishte një baba shembullor dhe shumë i dhënë pas së bijës. Pasditen e sotme Sara ka ndarë me fansat në Instastory një fotot të adhurueshme të reperit dhe Poem Blu duke fjetur së bashku. Por, vëmendje mori mbishkrimi i fotos. Unë: Ledri mbaje pak sa të vishem.
Kthehem pas dy minutash:
E mirëkuptojmë nevojën e Ledrit për gjumë, por ahhh…kjo fytyra ëngjëllore e Poemës… Ledri dhe Sara nuk kanë vonuar dhe kanë nisur shëtitjet, që tashmë janë më të bukura se kurrë me prezencën e të voglës së tyre. Më shumë se një javë më parë ata morën në duar bekimin e tyre të parë. Sara solli në jetë vogëlushen që kaq shumë e kishin pritur, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu. Dyshja nuk na e kurseu në rrjete sociale portretin e të voglës, që u kthye menjëherë në bebushin më të komentuar në Shqipëri e Kosovë. Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe.
Ndonëse është shumë e vogël, duket se fansat e kanë gjetur që tani se me kë ngjan më shumë Poem. Ka qenë një foto e reperit kur ai ishte i vogël që ka nxjerrë në pah ngjashmërinë e tij me të bijën. Nuk dihet se sa vjeç ka qenë Ledri në këtë foto, por që e vogla s’i ka lënë gjë, kjo shihet qartazi.