Presidenti francez, Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur pak minuta më parë nga mediat prestigjioze botërore. Bëhet me dije që Macron ka shfaqur simptoma dhe se tani është në vetë izolim.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Pallati Elysee tha se Macron iu nënshtrua testit “shumë shpejt pasi iu shfaqën simptomat e para”. Macron tani do të izolohet për shtatë ditë. “Ai do të vazhdojë të punojë dhe të kujdeset për aktivitetet e tij në distancë,” thuhet në deklaratë