Santiago Lara pretendon se është djali biologjik i Diego Armando Maradonës dhe është rikthyer të flasë për këtë temë. 19-vjeçari thekson se nuk do zhva rrosjen e trupit të legjendës argjentinase, i cili humbi jetën më datë 25 nëntor.

“Diego ka pasur një lidhje 5-vjeçare me mamanë time. Mamaja ishte 19 vjeçe dhe punonte si modele. Mbaj mbiemrin Lara për nder të personit që më rriti. Unë e njoha Diegon në një hotel në Palermo, ai e dinte se isha djali i tij, ishte kujdesur për gjithçka gjatë lindjes time në një spital privat.

Nuk mbaj mend shumë gjëra nga takimi me Diegon, pasi isha shumë i vogël. Unë nuk dua që të zhv arroset trupi i babait tim, nuk e kam dashur dhe s’e kërkuar kurrë këtë gjë. E hodhi avokati im si ide, jo unë. Tani do të pres që drejtësia të bëjë punë e vet. Nuk dua ta marr farë ADN-në pas autopsisë. Një ëndërr e kam, dua të njoh Diego Armando Maradona Jr, i cili e ka pasur mundësinë për të njohur Diegon nga afër. Derisa të jem gjallë, trupi i babait tim nuk do të preket“, deklaron Santiago Lara.