Procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara vijon. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar një video në Facebook të një familje në Tiranë e cila është futur në banesën e re. Ai shkruan se rindërtimi do të vijojë çdo ditë për të gjithë të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

“Mirëmëngjesi dhe me disa nga shtëpitë e rindërtuara në Tiranë, ndërkohë që rikthimi në banesa të reja vijon çdo ditë për të prekurit nga tërmeti, ju uroj një të dielë të qetë” – shkruan Rama. Ndërkohë 2 ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv u shpreh se viti 2021 do të jetë i fokusuar në rindërtimin e banesave kolektive për të dëmtuarit e tërmetit.