Pas thirrjes së SHBA-së dhe Gjermanisë për të ndaluar dhu nën edhe OSBE u është bashkuar. Me anë të një postimi OSBE bën thirrje që dhu na të ndalojë dhe të lejohet ligji të veprojë.

“Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vd ekj en e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dh une dhe që të lejohet ligji të veprojë”, shkruhet në njoftim.