Dje ishte dita e pestë e protestës për vr as je n e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një efektiv i policisë. Pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen, protestuesit kërkojnë largimin e Ardi Veliut. Ndryshe nga ditët e mëparshme, dita e pestë e protestës ishte më e qetë, pa kaluar në akte të dh u ns hme që kemi parë në ditët e kaluara Pikërisht këto protesta për Klodian Rashën u diskutuan gjatë ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. I ftuar për të komentuar protestën ishte avokati, Spartak Ngjela, i cili u shpreh se nuk lejohen halabakët të djegin qytetin. Sipas tij, policia s’të përkëdhel, të thyen brinjët.
“Ka qenë v r as je normale e thjeshtë. Po protestohet për një vrasje që nuk dihet se nga kush ka ardhur, kush je ti që të më prishësh pronën time. Këtu po flitet për shkatërrim, jo protestë. Ata që i shtynë për të dalë në protestë me Berishën në krye, janë budallenj”, tha Ngjela. Sipas tij, arsyeja e v ra sj es nuk dihet dhe ngre pyetjen se si ka mundësi që të përfshihen fëmijët në këtë protestë?
“Ju mendoni se fëmijët kanë dalë vetë? Shumica janë romë, po i paguajnë. Është një turp. Edhe policia po tregohet jashtë mase profesionale. Policinë po e drejtojnë ekspertët e jashtëm. Fëmijët nuk i kap ligji. Ky është fakt, fakti është se kemi fëmijë të vegjël që po thyejnë qytetin. Kush i sjell këta fëmijë? I sjell krimi? Minorenët nuk dalin vetë në protestë, nuk e dinë se çfarë është protesta. Fëmija është i paguar. Si rregull kush e paguan fëmijën? Krimi i organizuar”, tha Ngjela.