Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ishte e ftuar në “Open” ditën e sotme, për të folur rreth protestave të mbajtura ditët e fundit për ngjarjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Gjylameti shprehet se protesta është keqpërdorur dhe është politizuar.

Gjylameti: Ajo që është fatkeqësi është se edhe me këto protestë u tentua të përdorej, të politizohej v r a s j a e Klodian Rashës. Mjafton këto ditë të protestës për të kujtuar 97’, që ata sot Kryeministri i ka përmendur me emër, të tentojnë të krijojnë një kauzë për të ardhur sot në qeveri. Edhe deklarata e Kryemadhit pas bisedës me Kim, për pagesat që bëheshin drejt fëmijëve, që tha që e kishte ngritur si shqetësim Kim.

Ajo çka pam ishte fëmijë që e tejkaluan në këtë protestë. Për çfarë mund të protestojë një 13 vjeçar? Nuk del të protestojë dhe është kaq i prirur drejt dhunës. Këta të rinj duke ardhur nga situata të caktuara janë keqpërdorur. Keqpërdorimi ose përdorimi i vr as je s së Klodian Rashës, i dha një indicie për të vazhduar më tutje, për të ardhur në pushtet përmes dh un ës. E kemi parë edhe më parë, ndër vite. Fatkeqësia më e madhe në këtë rast, u përdorën fëmijët.