Supergoli i su lmuesit të Shqipërisë Rei Manaj dje në derbin e Segunda Divizionit mes Barcelonës B dhe Espanjolit B ka marrë komplimente jo vetëm nga shokët e skuadrës së kombëtares, por dhe nga futbollisti i Seviljas Ivan Rakitiç.

Ish-lojtari i Barcelonës e konsideroi 23-vjeçarin një “maestro” për golin me aksion individual ndaj Espanjolit B duke i dhënë fitoren Barcelonës B. Rakitiç dhe Manaj u njohën me njëri-tjetrin sezonin e kaluar kur shqiptari u stërvtit me ekipin e parë të Barcelonës.