Kryeministri Edi Rama thotë se protesta nuk është kurrsesi një zemëratë ndaj qeverisjes, por një përdorim i të miturve nga kundërshtarët politik.
Unë mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, me prani publike, me përgjegjësi publike, si ata që quhen analist apo opinionist që shfaqen në ekrane apo shprehin opinionet e tyre në portale të jenë kaq të mbushur me një ndjenjë, saqë të mos e ngrenë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë në Shqipëri, për abu zimin me të miturit dhe ta interpretosh këtë shfaqje si shpër thim i një zemërate popullore. si shëmbëlltyrë e një rev olte gjenuine që vjen nga fustrim i brendshëm i shoqërisë, si një shembull për t’u marrë sa i përket vandalizmave, do të thotë që vërtetë duhet të ndihemi të alarmuar, jo unë si kryeministër, s’flas këtu për qeverinë se këto shkojnë e vijnë. Përtej ska ndalozes, është një turp i pashoq, të shikosh njerëz që mund të kenë të gjithë arsye për të pasur angazhimin me mish e me shpirt kundër qeverisë, por që të arrijnë deri në këtë pikë dhe të riabuzojnë me të miturit duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni që kanë kohë ta nxisin dhe e presin është rënie në një nivel që nga pikëpamja humane është kata strofë. Nuk gjej fjalët, për të arritur të arsyetojë analistë që predikojnë dhunë, opinionistë që argumentojnë dobinë që ka për shoqërinë djegia.
Nuk e kam gjetur as te filozofët apo teoricienët e ekstremit të majtë në Francë, që në protestat dembabadem të Francës të nxjerrin një fjalë për të amnistuar dhunë. Ca janë këta, kush është shqetësimi im sot, dhe po flas i zhv eshur nga pozicioni, shqetësimi është si mund të arrihet këtu. Boko Haram është një organizatë te rroriste që ka marrë stafetën e të tjera forcave që në histori kanë shfrytëzuar të miturit, si mund të ndodh kjo në Shqipëri, nuk janë ata fëmijët të vëtedijshëm për atë që bëjnë, nuk janë ata të motivuar nga politika në qenien e tyre apo ideja e një drejtësie, janë të abu zuar. Ata që vandalizuan PS në Shkodër, s’janë fajtor apo të vetëdijshëm, janë fëmijë që nga familja kanë problematika të tyre, por ato që janë pas tyre janë kr iminel”, tha Rama.