Protestuesit ndodhen pranë drejtorisë së policisë Tiranë dhe kanë rrëzuar një prej sinjalistikave. Policia ka vepruar menjëherë duke hedhur gaz lotsjellës. Sinjalistika është rrëzuar në disa rrugë të qytetit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke ‘krehur’ rrugicat e lagjës ‘Myslym Shyri’ duke marrë për të shoqëruar protestuesit e dhunshëm. Ndërkohë që situata është qetësuar ndjeshëm pasi protestuesit janë të shpërndarë nëpër rrugica.