Nga Mero Baze
Ka një të mirë gjithë ky kompleksi i PD dhe LSI, që gjithë ditën punojnë të gjejnë adoleshentë për protestën e mbrëmjes dhe gjithë mbrëmjen thonë, nuk kemi punë me ta. Eshtë pak dëfryese si situatë, kur shikon se dy partitë kryesore opozitare në vend, të cilat kanë provuar të gjitha mënyrat të bëhen të pranueshme në shoqëri me dhunë, por nuk ja kanë dal dot, më në fund kanë gjetur këtë zgjidhjen me të mitur.
Kryeqyteti është i ndarë, jo aq shumë nga dhu na simbolike e tyre, se sa nga fakti që dhu na tenton të mbetet anonime. Kompleksi që i është krijuar opozitës që shoqëria nuk e pranon, ilustrohet më së miri me këtë sforcimin për protestë të dhu nshme përmes adoleshentëve, të cilët kanë të gjithë një numur telefoni nga LSI ose nga PD për tu takuar para protestës.
Kur njerëzit kritikojnë këtë protestë, për mungesë vizioni politikë, gabojnë. Mendoni pak se ka dhe më keq, kur ata që janë pas saj, janë opozitë politike dhe janë pa vizion politik. Kur njerëzit kritikojnë këtë protestë si të dhunshme, përsëri gabojnë. Mendoni pak që këtë gjë e ka bërë opozita zyrtare një vit më parë me molotovë dhe ura zjarri në dorë, shumë herë më keq se këta. Ky është thjeshtë degradimi i vesit të tyre.
Këta që kritikojnë të miturit për anarshi dhe promovim të dhu nës sërisht gabojnë. Mendoni se sa më keq është opozita zyrtare në këtë drejtim për tu qetësuar. Atyre po tu heqësh kër cën imet verbale nga fjalori i tyre nuk u bën dot katër fjalë bashkë. Kjo protestë sado e dhu nëshme sado pa vizion, sado e sforcuar të jetë, është një hap më përpara se sa opozita jonë politike, pasi është maska që opozita mendon se e bën më të mirë dhe më të pranueshme. Mendoni se më keq se këta, është vet opozita, që detyrohet të nxjerrë këta përpara dhe vet merret me prapavijën e sufllaqeve dhe lekëve të xhepit. Prandaj merreni me qetë kur nxeheni më këta adoleshentët që shetisin duke thy er gjëra cdo mbrëmje në bllok dhe në shesh.
Mendoni se ka dhe më keq se këta, dhe kjo është opozita zyrtare që ka turp nga vetja, një opozitë që pasi vr au më 21 Janar, heroina e saj e vetme ishte një vajzë nga periferia, që disa protestuesit e kishin fyer tek stacioni i autobuzëve të Kamzës. Ajo u kthye në heroinë, i blenë laptop, i shkuan vizitë në shtëpi, dhe i siguruan psikolog të shërohej nga “dhu na” e protestuesve. Sot qyteti nuk është nervozë me protestuesit, por me faktin që po i përdorin si maskë, ata që kanë turp të nxjerrin fytyrën e tyre. Eshtë një fenomen që buron nga identiteti i PD. Kur iku nga pushteti prej Berishës më 2013, nxorri para një kukull Lulzim Bashën për të thënë që nuk është më ai i pari, ky tjetri është i ri. Kur ky nuk ja del dot të arrij objektivat e Berishës, përmes mol otovëve, bojkotit zgjedhjeve dhe Kuvendit, përufndoi duke nxjerr në rrugë adoleshntë që të mos themi që është ai i një viti më parë. Nuk është pak ta dish që nuk të duan. Eshtë hapi i parë.