Neymari ka reaguar shpejt pasi Paris Saint-Germainit i ra shorti të luajë me Barcelonën në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, duke i dërguar mesazh ish-bashkëlojtarit të vet, Lionel Messi.
Sulmuesi brazilian do të rikthehet në Camp Nou për herë të parë që prej se u largua në vitin 2017 për një shumë rekorde botërore sot e asaj dite, 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Gjatë kohës së tij në Barcelonë, Neymar shijoi sukses të jashtëzakonshëm duke luajtur përkrah Messit dhe Luis Suarezit dhe është e qartë se ai ndien ende shumë dashuri për klubin katalonas.
Pas u konfirmuar shorti, Neymari e zgjodhi Twitterin për t’i dërguar mesazh argjentinasit. Ai e postoi një fotografi ku shihet duke e përqafuar Messin, me mbishkrimin: “Shihemi së shpejti mik im”.