Pensionistët e Shqipërisë do të përfitojnë edhe këtë fundvit shpërblim. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama i cili tha se fondi në dispozicion është 34 milion dollarë.

Për këtë qëllim do të miratohet edhe akti normativ i posaçëm. Pavarësisht tërmetit dhe pandemisë, kryeministri tha se nuk do të ketë ndryshim dhe do të akordohet ajo që ishte planifikuar.