Lajm tronditës për të gjithë shoqërinë e ka cilësuar Edi Rama vr asjen e Klodian Rashës nga një efektiv i Policisë së Shtetit. Përmes një mesazhi LIVE për qytetarët, kryeministri tha se pamundësia fizike për të qenë këtu bëri që të shtyhet ky reagim.
Ai u shpreh se sapo erdhi nga SHBA-të, vizitoi familjen Rasha teksa zbardhi edhe bisedën me të atin e vi ktimës.

“Babai i Klodianit më tha se asnjë lule në Tiranë nuk mund të preket në emër të tim biri” – shtoi Rama.

Lidhur me protestat e dhunshme të një dite më parë, ai shtoi se ato ngjarje morën sebepin nga tra gjedia për të shpalosur vulgaritetin. Rama u shpreh i keqardhur ndërsa tha se pavarësisht faktit se autori është në duart e drejtësisë, ar ma është e shtetit.