Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka dalë në një konferencë online me gazetarët. Fokusi është ekonomia. Në krah të tij është ministrja e ekonomisë, Anila Denaj dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Kreu i qeverisë theksoi se mjekët dhe infermierët do kenë një rritje jashtëzakonisht të qënësishme të pagës së tyre
“Buxheti i vitit të ardhshëm garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë në nevojë. Familjet me ndihmë ekonomike do marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Mjekët, infermierët do kenë një rritje jashtëzakonisht të qënësishme të pagës së tyre. Po të kthehemi në kohë dhe të shohim se mjekët paguheshin me 340 mijë lekë të vjetra, e kupton se ku kemi ardhur. Transformimi i strukturës me standarte europiane do të vazhdojë”, tha Rama.