Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një video nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor këtë mëngjes. Ai thotë se dega në Tiranë kryen 800,000 shërbime në vit dhe me një qasje krejt të re ndaj qytetarit që nga koha e lemerisë së deridjeshme.
Gjithashtu drejtoria e kryeqytetit kryen 33% të shërbimeve në rang vendi me 241,984 mjete të regjistruara. “Mirëmëngjes dhe me energjinë pozitive të DRSHTRR Tiranë, që kryen rreth 800,000 shërbime në vit me një qasje krejt të re ndaj qytetarit nga koha e lemerisë së deridjeshme për çdo drejtues automjeti, ju uroj një ditë të mbarë në këtë fund viti” – shkruan Rama.