Kryeministri i vendit Edi Rama iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve në lidhje me marrjen e vaksinëns anti-Covid. Ai tha se vendi është në diskutim me të treja kompanitë që e kanë prodhuar, po ashtu në diskutim edhe me disa shtete që Shqipëria të mos mbetet pas me marrjen e saj. Rama shtoi ndër të tjera se ku është puna për të bërë lypësin për Shqipërinë di ta bëjë më mirë se kushdo tjetër.

“Ne jemi në kontakt me Pfizer, Moderna dhe në komunikim me disa vende mike, por siç e dini BE ka marrë një vendim goxha për të ardhur keq. E ka marrë vendimin që për vendet e Ballkanit Perëndimor do jepen tepricat. Këtu s’ka teprica këtu ka më pak se sa ishte prodhuar.

Ajo që di është se s’do mbetemi pas të tjerëve, kam folur për dy muajt e parë të vitit të ardhshëm nuk dua të jap më shumë të dhëna… Ju them të gjithëve të jeni të qetë se kur është puna për të bërë lypësin për Shqipërinë besoj se dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër…”, tha Rama.