Investimi dhe rikonstruktimi i repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit ishte fokusi i kryeministrit Rama mëngjesin e sotëm. Përmes një video në Facebook, ai ka prezantuar disa prej sallave të rikonstruktuara në këtë repart. Ai thotë se Pediatria ka ‘rilindur’ pas vitesh të tëra de gradimi.
Gjithashtu, shefi i shërbimit të Pediatrisë, mjeku Vladimir Kumaraku thotë se në këtë repart janë shtuar shumë ambjente ndërsa ato të vjetrat janë rikonstruktuar.