Kryeministri Edi Rama është shfaqur pasditen e së premtes në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Në krah me Sandër Lleshajn dhe Bledi Çuçin, kryeministri ka prezantuar këtë të fundit para drejtuesve kryesorë të dikasterit, teksa më herët u shpreh:
“Ministria e Brendshme – Kalimi i stafetës në krye të dikasterit qendror të punëve të brendshme, ku kemi shënuar shumë arritje, po ku edhe më shumë ka për të bërë. Ministri Sandër Lleshaj, meriton mirënjohjen e respektin tonë për përkushtimin, profesionalizmin e qytetarinë në kryerjen e detyrës, padyshim edhe për dorëheqjen e tij shembullore, ndërsa ministri Bledi Çuçi meriton besimin e mbështetjen tonë, për ta çuar më tej punën e mirë që vazhdon?Ministria e Brendshme – Prezantimi i ministrit të ri të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Sandër Lleshaj”.