Kryeministri Edi Rama bëri me dije se vaksina anti-covid do të jetë falas, por jo e detyrueshme.
“Falemidnerit ministër. Kjo ishte një pasqyrë për ç’ka ne kemi menduar për vitin e ardhshëm. Për ata që janë më në nevojë, kini parasysh vetëm faktin se familjet me ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin. Mbani parasysh që mjekët, infermierët, do të kenë një rritje, siç edhe e kemi thënë. Edhe për mësuesit do të rritet paga, volumi i investimeve në shëndetësi dhe infrastrukturë.
Me standarte europiane dhe do të vazhdojë nga veriu në jug. Mbani parasysh se kemi një front jashtëzakonisht sfidues me armikun e padukshëm, dhe do të na duhet të financojmë vazhdimisht, për vaksinimin. Nuk do të jetë e detyrueshme që qytetarët të vaksinohen. Vaksina do të jetë falas, dhe do të doja që çdo qytetar të vaksinohet.”- tha Rama.