Kryeministri Edi Rama shkoi sot të uronte festën mjekëve dhe infermierëve të spitalit covid një në Tiranë. Numri një i qeverisë i informoi ata se do të jenë të parët që do të vaksinohen brenda disa javëve kur të mbërrijnë dozat e para të vaksinës anti covid.

Në fillim të janarit tha Rama do të jetë gati një impiant që do të shërbejë për vaksinimin e mjekëve. Impianti do vendoset pranë Air Albania stadium.