Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vendosur të mos afrojë asnjë futbollist në afatin kalimtar të janarit. Ashtu si në afatin kalimtar të verës, ai e justifikon me faktin se u ka kërkuar ulje rrogash lojtarëve dhe nuk do të ishte e drejtë karshi tyre për të shpenzuar miliona për ndonjë futbollist në mesin e sezonit. Trajneri Zinedine Zidane ka gjetur rrugën e duhur për të kthyer skuadrën te suksesi.
Ai ishte në fije të perit, pasi lojtarët e tij u ndalën në disa momente negative, por tashmë kanë 6 fitore radhazi. Numri një i stolit ka kërkuar një sulmues, por duket se një kërkesë e tillë do të plotësohet vetëm në afatin kalimtar të verës. Ka zëra se ai mund të jetë Kylian Mbappe.