Bashkia e Tiranës do të vijojë sërish me programin e dhënies së kredive të buta për shtëpi për familjet dhe çiftet e reja. Pas miratimit këtë javë të 850 familjeve fituese, kryebashkiaku Veliaj deklaroi sot në Report TV se programi i mbështetjes për strehim nuk do të ndalet me kaq, por do të vijojë.

“Tirana shtohet me 20-27 mijë banorë në vit dhe do të vazhdojë të rritet. Prandaj, do ta vazhdojmë projektin e kredive të buta, të strehimit social, si një mënyrë për t’i dhënë një dorë një çifti të ri që vjen në Tiranë. Kjo është arsyeja pse duhet shteti dhe kjo është arsyeja pse bashkia ka vendosur që të jetë pilot në të gjithë rajonin për ndihmën për familjet e reja”, theksoi Veliaj.