Në zonat veriore dhe juglindore të vendit, prej mbrëmjes së të dielës kanë nisur reshjet e borës, por të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme për mjetet.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) në njoftimin mbi gjendjen e akseve kombëtare, thekson se nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare.

Sipas ARRSH-së, në Llogora gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të ulët, rruga është pastruar qarkullimi vazhdon normalisht. Gjithashtu bën të ditur ARSH në aksin rrugor kombëtar Boboshticë-Dardhë, ka pasur reshje bore pa shkaktuar probleme në qarkullim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kompanitë kontraktore janë gatishmëri për çdo situatë për mbajtjen hapur të akseve rrugore, ndërsa apelojnë drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.