Nga dita e sotme në Maqedoninë e Veriut do të fillojë zbatimi i masave të reja për COVID-19, me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive të miratuara nga Qeveria.
Me masat të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i objekteve të hotelerive dhe gastronomike do të jetë deri në orën 18:00.

Gjithashtu ndalohet edhe organizimi festave të ndryshme në prag të fund-vitit si edhe grumbullimi i personave. Këto masa sipas autoriteteve shëndetësore kanë për qëllim që të shmangin rritjen e numrit të të infektuarve nga Covid-19, në prag të festave të fund-vitit. Masat në fjalë ndalojnë edhe organizime për pritjen e Vitit të Ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga personat fizik dhe juridik.