Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka konfirmuar 9 fluturime për datën 9 dhjetor 2020. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa nënvizohet fakti se, maskat janë të detyrueshme. TIA konfirmon se, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë:

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim. Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim. Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim. Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim.
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim. Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim. TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim.