Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa fotografi nga kopshti i rindërtuar i “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

“Mirëmëngjes dhe me kopshtin e ri “Lidhja e Prizrenit”, në Paskuqan, që ka rilindur pas shembjes nga tërmeti të karakatinës së të vjetrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në facebook teksa poston fotot nga kopshti.

Kopshti u ndërtua nga e para me financim të qeverisë shqiptare dhe mbikëqyrje të Fondit Shqiptarë të Zhvillimit.