Kopshti “Muçaj” në Vorë është rindërtuar krejt nga e para pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe tashmë ofron kushte me standarde optimale për fëmijët.
Kopshti “Muçaj” shumë shpejt hap dyert për 200 fëmijë, të cilët do të mësojnë e argëtohen në ambientet e reja.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte në Vorë ku inspektoi punimet për rindërtimin e këtij kopshti.
“Kopshti “Muçaj” është rindërtuar krejt nga e para pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Shumë shpejt hap dyert për 200 fëmijë, të cilët do të mësojnë e argëtohen në ambientet e reja, me asnjë dallim nga kopshtet dhe shkollat europiane”, u shpreh Spiropali.