Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp për ekonominë ditën e sotme, deklaroi se do vazhdojnë të kthejnë në shtëpi njerëzit deri kur familja e fundit në pritje të shtëpisë së re të futen brenda ndërtesave.
“Do vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit. Deri kur familja e fundit në pritje të shtëpisë së re të futen brenda ndërtesave. Keni parë që po ndërtohen shkolla që nuk kanë asnjë gjë më pak se ato në Francë apo në vende të tjera. Edhe kopshtet janë të një niveli tjetër. Mbani parasysh që ka një sër strukturash shëndetësore që do rindërtohen paralelisht. Ne po përgatisim aktin normativ dhe pavarësisht gjithë këtyre pengesave të befasishme me të cilët na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia ne do vendosim 34 mln dollarë për pensionistët për vitin e ri”, tha Rama.