Vazhdon procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka vendosur të publikojë pamjet e shtëpisë së re të familjes Domi. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama thotë se qeveria është e përkushtuar për t’i kthyer sa më parë të gjithë në shtëpi të reja.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me shtëpinë e re të familjes Domi, të rilindur pas tërmetit të 26 nëntorit, si edhe me përkushtimin për t’i kthyer sa më parë të gjithë në shtëpi të reja, ju uroj një ditë të mbarë