Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga shkolla e rindërtuar “Njazi Mastori” në Sukth të Durrësit. Shkolla do të ofrojë standarde bashkohore për 950 nxënësit e saj.

“Kjo është shkolla e rilindur “Njazi Mastori” në Sukth, Durrës, më e madhe, më e bukur dhe më e fortë për 950 nxënës dhe mësuesit e saj. Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti”, deklaroi Rama. Në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit por rindërtohen 155 shkolla.