Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku inspektoi kantierin e ndërtimit në zonën e re për zhvillim, Lezhë 1, ku pas shembjes së pallateve do të strehohen në pallate të reja 184 familje. “Në kantierin e ndërtimit në zonën e re për zhvillim, Lezhë 1, ku pas shembjes së pallateve do të strehohen në pallate të reja 184 familje”, tha kryeministri Rama. Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj u shpreh se “zona Lezhë 1 është një nga zonat e rindërtimit në Lezhë. Këtu janë 3 pallate, me 184 apartamente”.

“Projekti tjetër është projekti i infrastrukturës”, tha Ahmetaj, i cili shtoi se, me ritmin që po ecet me projektet në janar fillon puna me DS4. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se, “përveç 3 pallateve do të ndërtohet dhe infrastruktura, parkingjet, lulishtet” Ndreu u shpreh se “në Lezhë janë 6 projekte së bashku me dy shkollat. Është konvikti i shkollës profesionale. Është shkolla “Gjergj Kastrioti”. Janë 3 pallatet këtu. Është infrastruktura e pallateve. Investimi në forcimet strukturore dhe në ambientet e përbashkëta”.

“Lezha është kantier ndërtimi tani. Plus që janë edhe dy projekte të FSHZH, rikualifikimi urban i lagjes së bregut të Drinit dhe në rrugën e Lalmit të Ri. Dhe Lezha futet në një ndryshim radikal, sa nga fondet e rindërtimit dhe investimet e qeverisë përmes FSHZH”, tha Ndreu.