Cristiano Ronaldo mbetet një nga më të mirët e botës. Portugezi u largua nga Real Madridi dhe vazhdon të bëjë mjaft mirë te Juvja, pavarësisht moshës së tij.

Ai do të luajë sot ndeshjen e tij të 100 me fanellën e Juves ne sfidën kundër Genoas. Portugezi me shumë mundësi do të luajë përkrah Paulo Dybalasë në ndeshjen e sotme.

Cristiano ka shifra mjaft të mira, pasi në 99 ndeshje të luajtura me Juven ka koleksionuar deri më tani 77 gola. Ylli i ekipit është 35 vjeç dhe vazhdon të jetë lideri i skuadrës së tij.