Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarë të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave të distancës, maskës së detyrueshme, higjienës dhe kufizimit të kontakteve, për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2.308 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 457 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 846 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier,  82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasan,  2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetare nga Gjirokstra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Librazhdi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (05 Dhjetor 2020) Raste të reja ditore     846 Të shëruar ne 24 orë   312 Të shtruar në spitale        469 Humbje jete në 24 orë  19 Testime ditore              2.308 Testime totale           201.634
Raste pozitive               42.148 Raste të shëruara     21.286 Raste Aktive          19.973 Humbje jete            889 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 10680 Durrës  1375 Elbasan  865 Fier  1541 Korçë  1088 Vlorë  1017 Shkodër  854 Lezhë  726 Berat  653 Kukës  422 Dibër  238 Gjirokastër  514