Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në Kashar, bëri publik një detaj nga vizita që pati në familjen e të riut, gjatë së cilës babai i Klodianit, Qazimi, i ka kërkuar që emri i rrugës pranë shtëpisë të mbajë emrin e djalit të tij. “Familja e Klodianit është zemërthyer. Babai i tij, Qazimi, tha të mos këputet asnjë lule, të mos thyhet asnjë pemë, të mos prishet asnjë zbukurim në qytet. Duke prishur semaforët do të kemi më shumë aksidente, duke prishur sinjalistikën do kemi më shumë problematika dhe sherre mes qytetarëve“, tha Veliaj.

Duke prekur situatën aktuale ne lidhje me protestat pas vrasjes te 25 vjecarit nga policia, Kryebashkiaku shtoi se kush nxit dhunë për të përfituar politikisht, nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet. “Kam një pyetje për të gjithë ata që e kanë përdorur dhunën për të bërë politikë: Pse nuk nxjerrin fëmijët e tyre të protestojnë? Por, i çojnë në Angli e Holandë, ndërsa fëmijët e shqiptarëve i çojnë mish për topër politikë. Për sa kohë që familja e Klodianit kërkon të mos dhunohet, të mos këputet asnjë lule, çfarë halli kanë këta?! Kanë vetëm hallin e punëve të tyre! Këta nuk i fitojnë dot zgjedhjet me votë“, tha Veliaj.

Duke aku zuar indirekt opozitën për shkatërrimin e Tiranes ditët e fundit, Veliaj deklaroi se tani që partitë politike të opozitës e kanë marrë mesazhin, edhe nga ndërkombëtarët, dhe u ndalua shkatërrimi I pronës publike, bashkia do riktheje zbukurimet e kryeqytetit.