Rudina dhe Aleksi kanë sjellë panoramën më të mirë se si mund të funksionojë një dyshe edhe pas ndarjes së tyre kur bashkë kanë një fëmijë.
Mbrëmjen e kaluar Dembacaj ka publikuar disa momente nga pasditja me Viktorian dhe Aleksin, duke shijuar bukuritë e fundvitit.
“Në ditët e pushimit, mami dhe babi gjejnë gjithmonë kohë të gëzojnë Vikin”, ka shkruar Rudina krah fotove ku Aleksi mban në krahë vajzën. Epo ky duhet të jetë shembulli më i mirë i një familjeje bashkohore dhe dy njerëzve të cilët pavarësisht situatave dhe vendimeve të marra ruajnë një raport miqësor pasi kanë një fëmijë./revistawho.com