Votuesit rumunë iu drejtuan sot qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare. Një total prej 19 milionë votuesish do të vendosin nëse Partia Kombëtare Liberale (PNL) e kryeministrit Ludovic Orban, në detyrë prej një viti, do të mbetet në pushtet.
Sipas sondazheve të fundit, PNL dhe partia socialdemokrate e opozitës PSD janë afërsisht në të njëjtin nivel, asnjëra palë nuk pritet të marrë një shumicë absolute. PNL, e afërt me presidentit rumun Klaus Iohannis, po konsideron një koalicion me partinë më të vogël ekoliberale USR. Vëzhguesit presin pjesëmarrje të ulët për shkak të masave parandaluese kundër COVID-19.