SHBA-ja regjistroi gjatë 24 orëve të fundit një tjetër rekord kontaminimesh me rreth 235 000 raste me COVID-19, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. Në të njëjtën kohë, vendi i përballur me një rritje të ndjeshme të epidemisë që prej më shumë se një muaji, ka regjistruar 2 600 të vd ekur nga COVID-19, sipas një zbulimi të dhënave të Universitetit.

Këto tetë ditët e fundit, SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 200 000 kontaminime të reja me përjashtim të fundjavës. Numri ditor i vik timave ka kaluar 2 400 që prej 1 dhjetorit, edhe këtu me përjashtim të fundjavës. Më shumë se 108 000 persona janë aktualisht të shtruar në spital për shkak të COVID-19 në fuqinë e parë ekonomike botërore, si asnjëherë më parë që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të Covid Tracking Project.